Instituti Gallup ka publikuar raportin vjetor për sigurinë e qytetarëve të vendeve të botës.
Në mesin e vendeve më të sigurta për qytetarët e vendit të tyre renditet edhe Kosova.
Të pyetur nëse ndihen të sigurt qytetarët të ecin vetëm në rrugë, Kosova zë vendin e 12-të nga 14 shtete.
Përditësimi më i fundit vjetor i Gallup mbi sigurinë globale tregon se njerëzit në mbarë botën ndihen më të sigurt sot se sa një dekadë më parë, por shumë vende kanë një rrugë të gjatë për të bërë për të arritur “shoqëritë paqësore” që janë thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm.





