- Reklama -

Raporti i mbështetur nga OKB: Për herë të parë konfirmohet uria në qytetin e Gazës

Më shumë se 500 mijë persona në Rripin e Gazës po përballen “me uri, skamje dhe vdekje”, thuhet në raport. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së ka thënë se ky është “dështim i vetë njerëzimit”. Izraeli në anën tjetër e ka hedhur poshtë pretendimin, raporton BBC.

Uria është konfirmuar për herë të parë në Qytetin e Gazës, thuhet në një trupë të mbështetur të OKB-së, përgjegjëse për monitorimin e sigurisë së ushqimit.

- Reklama -

Klasifikimi i Sigurisë së Integruar të Ushqimit (IPC) ka ngritur klasifikimin e vet në Fazën e pestë, niveli më i lartë dhe më i përkeqësuar i përmasave të saj të pasigurisë ushqimore.

Në raport thuhet se është konfirmuar uria në Guvernës së Gazës, që përfshin Qytetin e Gazës dhe rrethinat e tij, “me kushte katastrofale” të projektuar për zgjerim në Deri al-Balah dhe Khan Younis deri në fund të shtatorit.

Më shumë se 500 mijë persona në Rripin e Gazës po përballen “me uri, skamje dhe vdekje”.

IPC-ja nuk e deklaron zyrtarisht nëse ka uri, por ofron analizë që ua mundëson qeverive, organizatave dhe agjencive që të deklarohen për urinë.

Guterres: Dështim i vetë njerëzimit

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka reaguar pas raportit të IPC-së.

“Pikërisht kur duket se nuk kanë mbetur më fjalë për të përshkruar ferrin e gjallë në Gazë, është shtuar një e re: ‘uria’” – ka thënë shefi i OKB-së.

Guterres thotë se “nuk është një mister”, por më tepër “një katastrofë e shkaktuar nga njeriu, një akuzë morale dhe një dështim i vetë njerëzimit”.

“Uria nuk ka të bëjë vetëm me ushqimin; është shembje e qëllimshme e sistemeve të nevojshme për mbijetesën njerëzore” – ka shtuar Guterres.

Shefi i OKB-së ka thënë se Izraeli ka “detyrime të qarta sipas së drejtës ndërkombëtare – duke përfshirë detyrën e sigurimit të furnizimeve ushqimore dhe mjekësore për popullsinë”.

“Nuk mund të lejojmë që kjo situatë të vazhdojë pa u ndëshkuar. S’ka më justifikime. Koha për veprim nuk është nesër – është tani. Ne kemi nevojë për një armëpushim të menjëhershëm, lirimin e menjëhershëm të të gjitha pengjeve dhe qasje të plotë dhe të pakufizuara humanitare” – shton ai.

Izraeli mohon “raportin e porositur nga ‘Hamasi’”

 Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit sapo ka akuzuar IPC-në për publikimin e “raportit të fabrikuar të porositur për t’iu përshtatur fushatës së rreme të ‘Hamasit’”.

Izraeli akuzon organizatën se ka “shtrembëruar rregullat e veta dhe ka injoruar kriteret e veta vetëm për të prodhuar akuza të rreme kundër Izraelit”.

Ministria thotë se IPC-ja “ndryshoi standardin e vet global”, duke përgjysmuar pragun e atyre që përballen me urinë nga 30 për qind në 15 për qind, si dhe duke “injoruar plotësisht kriterin e saj të dytë të shkallës së vdekshmërisë”. IPC-ja i ka hedhur poshtë këto akuza.

“I gjithë dokumenti i IPC-së bazohet në gënjeshtrat e ‘Hamasit’ të spastruara përmes organizatave me interesa të ngushta” – thuhet në reagimin e diplomacisë së shtetit hebraik.

Ministria e Jashtme vazhdon të pretendojë se “nuk ka uri në Gazë”, duke përmendur 100 mijë kamionë me ndihma që kanë hyrë në Gazë gjatë gati dy viteve të luftës dhe “rënien e ndjeshme të çmimeve të ushqimit” të kohëve të fundit.

“Çdo parashikim që IPC-ja në lidhje me Gazën gjatë luftës ka rezultuar i pabazë dhe plotësisht i rremë. Edhe ky vlerësim do të hidhet në koshin e plehrave të neveritshme të dokumenteve politike” – përfundon deklarata./BBC/Kallxo.com

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Si ndodhi e gjithë ngjarja natën kritike kur u vra Hekuran Shala

Më datë 10 Gusht 2025, rreth orës 20:30 min,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort