Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të mërkurën do ta vizitojë Prizrenin.
Kjo u bë e ditur nga Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren.
Arsyeja e ardhjes së z. Haradinaj është një bashkëbisedim me intelektualë prizrenas, përfaqësues të bashkësive fetare, përfaqësues të bizneseve, OJQ-ve, shoqatave të dala nga lufta, kultura, rinia e sporti, gazetarë e qytetarë të tjerë.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM
Të mërkurën, më 07.09.2022, në Prizren do të vijë z.Ramush Haradinaj.
Arsyeja e ardhjes së z. Haradinaj është një bashkëbisedim me intelektualë prizrenas, përfaqësues të bashkësive fetare, përfaqësues të bizneseve, OJQ-ve, shoqatave të dala nga lufta, kultura, rinia e sporti, gazetarë e qytetarë të tjerë.
Temë e bashkëbisedimit do të jetë:
“ Dialogu Kosovë – Serbi “ dhe
“ Gjendja socio-ekonomike në vend”.
Bashkëbisedimi do të bëhet në platonë e qendrës “ Evropa “ në Shatërvan, me fillim në ora 18:00.