LAJME

Sot mbahet dëgjimi publik për Buxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2027

Sot mbahet dëgjimi publik për Buxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2027
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Shtator 2026, 07:22

Komuna e Prizrenit ka rikujtuar qytetarët se sot, më 10 shtator, në ora 10:00, do të mbahet dëgjimi publik për Buxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2027, si dhe për planifikimet buxhetore për vitet 2028–2029.

Dëgjimi publik do të nisë në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, “Shtëpia e Bardhë”.

Sipas njoftimit të Komunës, dëgjimi organizohet nga anëtarët e Kuvendit të Komunës, pas pranimit të Projektbuxhetit nga kryetari Shaqir Totaj.

Qytetarët kanë mundësi të paraqesin kërkesat, komentet dhe sugjerimet e tyre lidhur me projektbuxhetin dhe planifikimet për vitet e ardhshme.

Komuna ka bërë të ditur gjithashtu se komentet mund të dorëzohen edhe në formë fizike në “Shtëpinë e Bardhë”, në rrugën “Adem Jashari” nr. 275, deri më 15 shtator 2026.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika