Një zyrtar policor është goditur nga një automjet gjatë një incidenti të ndodhur më 9 shtator në fshatin Bërnjak, në pikën e kalimit kufitar në Zubin-Potok.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur kur një automjet me targa vendore është ndaluar për kontroll. Gjatë kontrollimit të dokumenteve, drejtuesi ka nisur lëvizjen me automjet në përpjekje për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.





