PRIZRENI ME RAJON

Rahoveci nis zbatimin e projektit për serrat e mençura, përfitojnë 74 fermerë

Rahoveci nis zbatimin e projektit për serrat e mençura, përfitojnë 74 fermerë
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Nëntor 2026, 14:03

Komuna e Rahovecit ka nisur zbatimin e projektit për modernizimin e serrave bujqësore përmes teknologjisë SMART, me qëllim të përmirësimit të kushteve të prodhimit dhe përdorimit të teknologjive bashkëkohore në bujqësi.

Sipas njoftimit të Komunës së Rahovecit, në kuadër të mbështetjes për fermerët janë shpërndarë gjithsej 74 sera, prej të cilave 26 me sipërfaqe nga 5 ari dhe 48 me nga 3 ari.

Gjithashtu, janë siguruar edhe tre mekanizma vetëmenaxhues për hapjen automatike të serrave.

Projekti po zbatohet në partneritet me Fondacionin AGRODEV, ndërsa sistemi SMART përfshin teknologji për ujitje, plehërim dhe monitorim të serrave.

Në kuadër të këtij projekti, fermerët do të përfitojnë mbështetje financiare në vlerë prej 400 deri në 750 euro për fermer, varësisht nga përkrahja e paraparë.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika