Kanë nisur punimet restauruese në shtëpinë e familjes Xhevdet Gashi, në fshatin Dubravë të Suharekës, me qëllim të ruajtjes së vlerave të trashëgimisë kulturore.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bugujevci, përmes një njoftimi, ku ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave historike dhe arkitektonike të këtij objekti.
Objekti karakterizohet nga organizimi i veçantë i hapësirave, i ngjashëm me atë të kullave tradicionale të gurit.
Përmes këtyre punimeve synohet ruajtja e vlerave historike dhe arkitektonike të objektit, në mënyrë që ato të trashëgohen edhe nga brezat e ardhshëm.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.