PRIZRENI ME RAJON

Rahovec, dhunohet një femër e mitur në një shtëpi të pabanuar

Rahovec, dhunohet një femër e mitur në një shtëpi të pabanuar
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Nëntor 2020, 09:19

Një femër e mitur ka raportuar se një person i dyshimtë e kishte dhunuar atë në një shtëpi të pabanuar në Rahovec, transmeton GazetaBlic.Rasi sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur më 19 të këtij muaji.
“Rahovec 19.11.2020 – 18:00.

Viktima e mitur femër kosovar e raporton se i dyshuari mashkull kosovar me datën 19.11.2020 në një shtëpi të pa banuar e kishte dhunuar. Njësitë policore e kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin.

Në lidhje me rastin në prezencën e mbrojtësit dhe punëtorit të qendrës për punë sociale është intervistuar, gjithashtu është intervistuar edhe i dyshuari. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar PK./GazetaBlic

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika