PRIZRENI ME RAJON

Qytetarit nga Prizreni i humb kuleta me para, kërkon ndihmë për ta gjetur!

Qytetarit nga Prizreni i humb kuleta me para, kërkon ndihmë për ta gjetur!
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Janar 2022, 10:06

Nuk janë të pakta rastet kur kuletat humbin bashkë më paratë dhe dokumentet e identifikimit, mirëpo ka dhe raste kur kuletat e humbura hasin në duart e personave të vullnetit të mirë, që kërkojnë pronarin e kuletës edhe kthejnë atë prapa.

Gjatë ditë së djeshme rreth ores 13:30 një qytetari nga Prizreni F.M i ka humbur kuleta në rrugën përgjatë hyrjes së Spitalit Rajonal të Prizrenit. Qytetari kërkon ndihmë nga njerëzit e vullnetit të mirë që nëse e kanë gjetur të kontaktojnë në numrin e telefonit 049 821 925. Në brendësi të kuletës ai kishte para euro dhe disa monedha tjera. Personi që e ka gjetur dhe ia kthen pronarit do të ketë shpërblim…

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika