PRIZRENI ME RAJON

Qytetari ankohet se në lagjen e tij rryma vjen 130 Volt, ndërsa në një lagje tjetër shtylla merr flakë

TV Prizreni
TV Prizreni
19 Dhjetor 2020, 20:24

Një banor i rrugës “Enver Hadri” në Prizren, është ankuar se nuk po furnizohet me energji elektrike të mjaftueshme.

Ai ka dërguar fotografi ku shihet se paisjet shtëpiake i mbështet me korrektor për ta mbajtur stabil furnizimin e paisjeve shtëpiake me energji elektrike.

Në foton dhe videon e dërguar shihet se furnizimi me energji është deri në 130 volt, ndërsa ankohet se rryma ka shkaktuar telashe në këtë lagje që nga dita e enjte.

Ndërsa në rrugën “Ersan Mazreku” në Prizren, një banor i lagjes ka dërguar një video ku shihet një shtyllë

elektrike teksa merr flakë.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika