PRIZRENI ME RAJON

QRTK bën gati projektin e restaurimit të ndërtesës së Kazermës së vjetër “Ish Internatit”

QRTK bën gati projektin e restaurimit të ndërtesës së Kazermës së vjetër “Ish Internatit”
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Tetor 2023, 16:46

Drejtori I Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, përmes një postimi në facebook, njofton se QRTK ka përfunduar projektin e restaurimit të ndërtesës së Kazermës së vjetër “Ish Internatit”.

“Prizreni është thesar i trashëgimisë kulturore!

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore ka përfunduar projektin e restaurimit të ndërtesës së Kazermës së vjetër “Ish Internatit”.

Kazerma e vjetër gjendet në pjesën jugore të qytetit, jashtë Qendrës Historike të Prizrenit. Është ndërtuar në kuadër të sarajit të Mahmud Pashës në pjesën e parë të shekullit XIX.

Është ndërtesë që përbëhet prej bodrumit, katit përdhesë dhe prej katit të parë

Edhe një hap shumë i rëndësishëm drejt ruajtjes dhe promovimit të pasurisë sonë kulturore.

Edhe një hap shumë i rëndësishëm drejt ruajtjes dhe promovimit të pasurisë sonë kulturore. “, ka shkruar drejtori Hoxha.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika