PEMA është organizatë jo-qeveritare e cila ofron shërbime psikosociale me qëllim për të krijuar një mjedis sa më mbështetës për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe të cenueshëm. Organizata vepron përmes katër qendrave të kujdesit ditor në katër komuna të Kosovës (Ferizaj, Gjilan, Pejë dhe Prizren) për të ofruar shërbime sa më të qasshme për fëmijët me aftësi të kufizuara si dhe familjet e tyre. Në kuadër të projektit “Mbrojtja sociale e grupeve më të cenueshme të fëmijëve – ofrimi i shërbimeve gjithëpërfshirëse psikosociale, të strehimit dhe të rehabilitimit” të financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, PEMA shpall konkurs për Logoped/e.
Pozita: LOGOPED/E
Vende të punës: 1
Qendra e Kujdesit Ditor: Prizren
Qëllimi kryesor i punës:
Të punojë me menaxhmentin dhe kolegët, në pajtim me legjislacionin vendor në mbrojtjen e fëmijëve dhe politikat e procedurat e organizatës, në krijimin e një mjedisi ku do të ndihmohen fëmijët dhe adoleshentët të cilët vizitojnë qendrën e kujdesit ditor, që të jenë në gjendje për t’i zhvilluar shkathtësitë për jetesë të pavarur dhe për të ndërvepruar me moshatarët.
Përgjegjësitë kryesore
Ndihmon në zhvillimin dhe zbatimin e programeve individuale për të vlerësuar nevojat me theks të veçantë për shërbime logopedike, si dhe progresin e fëmijëve;
Ndërton marrëdhënie konstruktive me fëmijët, ndërvepron me ta dhe sipas nevojave individuale vendos pritje sfiduese, por të realizueshme;
Inkurajon fëmijët që t’i shprehin nevojat, mendimet dhe ndjenjat e tyre dhe aty ku është e mundur të zhvillojnë mënyra të reja të adresimit të sfidave me të cilat përballen.
Prindërve dhe kujdestarëve të tjerë u ofron të dhëna në baza të rregullta rreth vështirësive dhe arritjeve/përparimit të fëmijëve.
Këshillon familjet dhe prindërit, u jep këtyre të fundit mundësi takimi me prindër tjerë që përballen me sfida të ngjashme përmes seancave vetë-përkrahëse në Qendrën e Kujdesit Ditor.
Përgaditja akademike/ Kualifikimet
Diplomë universitare në logopedi.
Përvojë pune me fëmijët me aftësi të kufizuara.
Përvojë pune me familjet që përballen me situata sfiduese.
Shkathtësi të shkëlqyeshme ndërpersonale dhe të punës ekipore.
Ju lutem dërgoni aplikacionin tuaj (CV dhe 2 Referenca) deri më 28 Nëntor 2021, ora 16:00, në email adresën: [email protected]
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.