Home PRIZRENI ME RAJON Qeveria e Japonisë do të mbështes renovimin dhe funksionalizimin e pushimores në Nashec

Qeveria e Japonisë do të mbështes renovimin dhe funksionalizimin e pushimores në Nashec

0
Qeveria e Japonisë do të mbështes renovimin dhe funksionalizimin e pushimores në Nashec

Kryetar i Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes një njoftimi në facebook, ka njoftuar se jatë ditës së sotme, ka pritur në takim të ngarkuarin e ambasadës së Japonisë, Keisuke Yamanaka, ku është nënshkruar një marrëveshje me organizatën Terre des hommes, për renovimin dhe funksionalizimin e pushimores në Nashec.

Postimi i plotë:

Sot kisha kënaqësinë të prisja në takim Z. Keisuke YAMANAKA, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Republikën e Kosovës. Në takim biseduam për potencialin e zhvillimit të Komunës së Prizrenit dhe mundësitë e bashkëpunimit mes nesh.

Poashtu, të dyja palët kemi nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën Terre des hommes Misioni në Kosovë (Këtu e tutje Tdh) për funksionalizimin e Qendrës së Nashecit – si qendër për mbrojtjen dhe fuqizimin e fëmijës.

Ambasada Japoneze do të mbështes renovimin dhe funksionalizimin e qendrës në Nashec, qendër e cila ka për qëllim ofrimin e shërbimeve të specializuara, bazuar në modelet e zhvilluara nga Tdh për shërbime të specializuara për fëmijë; shërbimet e urgjencës për fëmijët të cilët gjenden me rrezikshmëri të lartë dhe kanë nevojë për strehimin e menjëhershëm, shërbime të specializuara për fëmijë – viktima të abuzimit seksual, si dhe aktivitete edukative, fuqizuese dhe rekreative për fëmijë, në qendrën me adresë në Nashec.

Ky projekt është pikënisje e bashkëpunimit mes Ambasadës Japoneze dhe Komunës së Prizrenit, të dyja palët shprehëm gatishëmërinë për inicimin e projekteve të reja në shërbim të qytetarëve të Komunës sonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here