PRIZRENI ME RAJON

Qendra e Kompetencës “ 11 marsi” në Prizren, përfiton dy vetura për kabinetin e Automekanikës nga Oda Zejtare e Koblenz-it

Qendra e Kompetencës “ 11 marsi” në Prizren, përfiton dy vetura për kabinetin e Automekanikës nga Oda Zejtare e Koblenz-it
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Tetor 2022, 16:17

Përmes një njoftimi në facebook, drejtori i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve “ Prizreni”, Afrim Tejeci, ka njoftuar se Qendra e Kompetencës “ 11marsi” në Prizren, ka përfituar dy vetura për kabinetin e Automekanikës nga Oda Zejtare e Koblenz-it.

“Qendra e Kompetencës “11 marsi ” – Prizren, është përfituese e donacionit për Kabinetin e Automekanikës me 2 vetura nga Oda Zejtare Koblenzit me financim nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik të Gjermanisë.

Avancimin e teknologjisë,duhet që ta përcjellin edhe kabinetet e shkollave dhe t’iu sigurojm nxënësve njohuri të reja që të jenë të gatshëm për tregun e punës.

Së shpejti edhe me projekte të reja në fushën e Instalimit dhe Saldimit , pasi në muajin vijues shpresojmë se do të sigurohen pajisje të reja edhe për këto profile falë bashkëpunimit nga” Oda Prizreni”, “Handwerkskammer Koblenz” dhe SHMLT “11 marsi”, ka shkruar drejtori, Tejeci.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika