PRIZRENI ME RAJON

Punohet saçi dhe tepsia 2 metërshe për flinë gjigante hasjane

Punohet saçi dhe tepsia 2 metërshe për flinë gjigante hasjane
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Shtator 2023, 17:31

Kryetari i SHKA “ Malësori” nga Gjonaj, Haziz Hodaj, përmes një postimi në facebook, njofton se nga mjeshtër të çmuar hasjan, është punuar saçi dhe tepsia në gjatësi dy metër për pjekjen e flisë gjigante hasjane.

Flia që sipas tij është mbretëreshë e kulinarisë shqiptare, e që do të piqet nga mjetet e punuara nga mjeshtri e dalluar, do të ekspozohet në manifestimin tradicional “ Darka e Bereqetit Hasjan”, i cili do të organizohet në fund të muajit tetor nga SHKA “ Malësori”.

Postimi i plotë

Saçi dhe tepsia 2 metërshe që do të na ofrojnë flinë gjigante – mbretëreshën e kulinarisë shqiptare në “Darkën e Bereqetit Hasjan” manifestim tradicional i cili do të organizohet në fundin e tetorit nga SHKA “Malësori”!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika