PRIZRENI ME RAJON

Punimet në rrjet, KEDS-i njofton se sot shumë fshatra të Vërrinit dhe të Opojës do të mbesin pa rrymë

Punimet në rrjet, KEDS-i njofton se sot shumë fshatra të Vërrinit dhe të Opojës do të mbesin pa rrymë
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Qershor 2022, 08:14

KEDS ka njoftuar për punime, përgjatë së premtes dhe së shtunës, ku disa zona do të mbesin pa furnizim me energji elektrike përkohësisht.

Sipas KEDS-it, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë, ngase këto punime janë të domosdoshme.

Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet:

17.06.2022

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit.

Prizren

1.

Nga TS 110/35/10kV Prizreni 1 (H04) do të ndërprehet:

LP 35kV Zhur –Dragash (H01) dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 35kV dhe 10kV prej orës 00:01 deri në ora 02:00.

Vendet: 480 Rruga e Dëshmorëve, 481 Rruga e Restelicës (një pjesë), 483 Rruga e Brodit (një pjesë), 484 rruga e Radeshës (një pjesë) dhe 485 Adem Jashari (një pjesë), “Remateks” Sh.A. në rrugën 480 Rruga e Dëshmorëve, RENELUAL TAHIRI SH.P.K. në Orqushë, BECHTEL ENKA-GP Uzgur Yilmaz në Zhur; fshatrat: Glloboçicë, Krushevë, Kukjan, Lubovishtë, Mlikë, Orqushë, Restelicë, Vranishtë dhe Zlipotok, Blaç, Brodosanë, Buzez, Kuk, Kuklibeg dhe Zaplluxhë, Bellobrad, Brrut, Kapre, Kosavë, Plavë, Pllajnik, Shajnë, Xërxë, Zgatar dhe Zym i Sharrit, Brezne, Buçe, Kërstec, Plavë, Rapqë e Epërme, Rapçë e Poshtme dhe Rrenc, Brod, Baçkë, Dikancë, Leshtan dhe Radesh, Shkozë (një pjesë) dhe Zhur, Billushë, Hoçë e Qytetit, Jeshkovë, Leskovec dhe Lubiqevë, Grazhdanik, Kobajë, Muradem, Nashec (një pjesë), Poslishtë dhe Vlashnjë, Dobrushtë, Gorozhup, Vërmicë dhe Planejë.”FRIGO FOOD E.I”SH.P.K. në Dikancë dhe ”EUROKOS J.H.”SH.P.K. në Milkë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, punimi i kokave të kabllove të furnizimit 35kV në kthinën hyrëse – të dëmtuara.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika