PRIZRENI ME RAJON

Punëtorit që iu rrezikua jeta në vendin e punës, dekorohet me mirënjohje nga kryetari Muharremaj

Punëtorit që iu rrezikua jeta në vendin e punës, dekorohet me mirënjohje nga kryetari Muharremaj
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Maj 2022, 10:17

Gentian Qamaj, puntori i nga Greikoci i Suharekës që u lëndua ditë më parë, pritet me mirënjohje nga Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Kjo është bërë e ditur nga vet kryetari në faqen e tij zyrtare në facebook.

Postimi i plotë:

Ka qenë shumë trishtuese me pa gjendjen e Gentit atë ditë.

Gentian Qamaj nga Greikoci në punën e tij të ndershme shpesh herë u ballafaqua duke e rrezikuar jetën e tij. Në Sopijë ai u rrezikua nga shpërthimi i një boce të gazit, mirëpo për fat të mirë ai shpëtoi.

Unë e respektoj gjithmonë punën e tyre në pastrimin e ambientit dhe të njejtën e kërkoj edhe nga ju, ngase ata kujdesen çdo ditë për ne.

Me mirënjohje e kam nderuar punën dhe angazhimin e tij secilën ditë.
Me respekt
Bali Muharremaj
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika