- Reklama -

Punëtorët e sektorit privat gjatë javës do t’i marrin 100 eurot e ndara nga Qeveria

Në mbledhjen e së mërkurës, Qeveria ka ndarë edhe 35 milionë euro buxhet, të cilat do të mundësojnë pagesën e mbështetjes së njëhershme për të punësuarit e sektorit privat dhe për studentët.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se komisioni deri më tani ka validuar shumicën e përfituesve që plotësojnë kriteret.

- Reklama -

Ai tha se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat pritet të bëhet këtë javë.

“Tani kanë mbetur të përfundohen vetëm procedurat e nevojshme për ekzekutimin e pagesave, dhe përfituesit që janë validuar do t’i pranojnë paratë në llogaritë e tyre këtë javë”, u shpreh Murati.

Ndërkaq, 800 mijë qytetarë të Kosovës do të përfitojnë nga këto shtesa të ndara nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.

Murati theksoi se për studentët aplikimi është ende i hapur, dhe sipas tij, sapo të përmbyllet ky hap do të procedohet pagesa edhe për ta.

Për punëtorët që kanë pagë më të lartë se 1,000 euro dhe punëtorët që nuk kanë qenë të regjistruar në muajin shkurt, sipas Qeverisë nuk mund të përfitojnë këto subvencione nga shteti.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort