Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në Prizren, në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, do të organizojnë nesër homazhe në nderim dhe përkujtim të dëshmorëve të kësaj komune.
Homazhet do të zhvillohen më 15 shtator 2026, në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, duke filluar nga ora 10:00.
Më pas, në orën 11:00, homazhet do të vazhdojnë pranë memorialit të dëshmorëve dhe shtatores së Heroit të Kombit, Remzi Ademaj – Komandant Petriti.
Në këtë aktivitet janë ftuar familjarët e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së, si dhe qytetarët e Prizrenit, për të nderuar kujtimin e atyre që dhanë jetën për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.
“Le të jemi së bashku për të nderuar ata që dhanë jetën për lirinë dhe çlirimin e Kosovës”, thuhet në ftesën e organizatorëve.