LAJME

KBI-Prizren: Filloi viti i ri shkollor “Mektebi 2026 / 2027” në xhamitë e komunës së Prizrenit

KBI-Prizren: Filloi viti i ri shkollor “Mektebi 2026 / 2027” në xhamitë e komunës së Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Shtator 2026, 12:13

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren ka bërë të ditur se me lojëra e ëmbëlsira të ndryshme, të shtunën filloi viti i ri shkollor “Mektebi 2026 / 2027”, në nivel të xhamive të komunës së Prizrenit.

KBI-Prizren, imamët, mësueset fetare (mualimet) dhe Këshillat e xhemateve, thonë se tashmë i kanë bërë përgatitjet për një vit shkollor të suksesshëm.

Meqë në të njëjtën ditë rastisi ‘Marshi për liri’, KBI njofton se imamët e mualimet ia kushtuan disa minuta për rëndësinë e vlerave të luftës çlirimtare.

E për t’i uruar nxënësit, kryetari i KBI-Prizren Valon Ibrahimi dhe kryeimami dr. Orhan Bislimaj, vizituan disa prej mektebeve ku patën rastin nga afër që t’i përgëzojnë nxënësit, duke iu dëshiruar shëndet dhe suksese në vitin e ri shkollor.

Tutje, KBI bën të ditur se afati për regjistrim në Mekteb mbetet i hapur deri më datë 19 shtator 2026.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika