LAJME

Totaj: Barazia gjinore pjesë e domosdoshme e një qeverisjeje moderne dhe të përgjegjshme

Totaj: Barazia gjinore pjesë e domosdoshme e një qeverisjeje moderne dhe të përgjegjshme
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Shtator 2026, 14:08

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në konferencën përmbyllëse të “Javës së Gruas 2026”, të organizuar nga NDI Kosovë.

Totaj ishte pjesë e panelit të diskutimit me temën “Forcimi i Koordinimit për Qeverisje të Përgjegjshme Gjinore: Çfarë vjen më pas?”, ku ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.

Sipas Totajt, një bashkëpunim më i fuqishëm në mes të institucioneve është i nevojshëm për hartimin e politikave më të mira, rritjen e llogaridhënies, ofrimin e shërbimeve më cilësore dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në proceset vendimmarrëse.

“Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave nuk janë vetëm çështje sociale, por pjesë e domosdoshme e një qeverisjeje moderne, të drejtë dhe të përgjegjshme”, ka deklaruar Totaj.

Ai ka falënderuar NDI Kosovë dhe partnerët për organizimin e konferencës, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm në avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave në vendimmarrje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika