PRIZRENI ME RAJON

Publikohet kënga “ Bija e dëshmorit”, nga këngëtarët e mirënjohur, Fatmir dhe Erblin Hoxha

Publikohet kënga “ Bija e dëshmorit”, nga këngëtarët e mirënjohur, Fatmir dhe Erblin Hoxha
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Korrik 2023, 18:25

Sapo është publikuar kënga “ Bija e dëshmorit”, nga këngëtarët e mirënjohur prizrenas, Fatmir dhe Erblin Hoxha.

Kënga i është kushtuar, Julindes, bijës së dëshmorit, Selman Osmankaj, në ditën e martesës së saj, me një surprizë dhe dedikim special nga nëna e saj, në ditën më të veçantë jetësore të bijes së saj.

Tekstin e këngës kushtuar babait të saj dëshmor, e ka shkruar tekstshkruesi i mirënjohur, Ilir Berani. Muzika është bërë nga Erblin Hoxha, ndërsa orkestrimi nga, Ardian Kastrati, kurse melodia e fyellit është performuar nga, Gent Hoxha.

Videoklipi është xhiruar në vende të ndryshme, dhe është realizuar nga TV Prizreni.

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika