PRIZRENI ME RAJON

Propozohet heqja e orës policore

Propozohet heqja e orës policore
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Shkurt 2022, 16:27

Shoqata e gastronomeve të Kosovës paralajmëron heqjen e orës policore dhe lehtësimin e masave për sektorin e gastronomisë.

Përmes një njoftimi në Facebook, gastronomet thonë se kanë pasur konsultime me Ministrinë e Shëndetësisë dhe sipas tyre nesër pritet të ndodh lehtësimi i masave dhe heqja e orës policore.

“Pas konsultimeve me Ministrinë e Shëndetësisë, sot janë dhënë propozimet për lirimin e masave në gastronomi dhe heqja e orës policore të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga nesër”.

Gastronomet thonë se po shqyrtohet edhe mundësia e hapjes së klubeve të natës dhe lejimit të ahengjeve.

“Nga kjo javë përfaqësuesit e SHGK-së dhe të Ministrisë së Shëndetësisë jemi duke shqyrtuar bashkërisht që të mundësojmë sa më shpejtë hapjen e Klubeve të Natës dhe lejimin e organizimit të ahengjeve”, thuhet tutje në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika