Prokuroria Themelore në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar se, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.Ç., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1, dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, me datë 14.10.2021 rreth orës 20:00-20:30 në fshatin Kojushë – Komuna e Prizrenit, është gjetur se posedon një (1) pistoletë të tipit “Zastava”- M 57 të kalibrit 7.62 mm, dhe një (1) karikator pa municion, në kundërshtim me lejen e lëshuar të armës dhe me ligjin e zbatueshëm për armët.





