Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me inspektorë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kanë realizuar dy aksione të ndara në Prevallë kundër degradimit të ambientit.

Në të dyja rastet, në bashkëpunim me mbikëqyrësit e parkut kombëtar “Sharri”, janë sekuestruar tre (3) eskavator dhe një (1) kamion si mjete të kryerjes së veprës penale, pajisje me të cilat ilegalisht po degradohej mjedisi, dhe është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Ndërtimi pa leje” nga neni 359, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).







