PRIZRENI ME RAJON

Projeksioni i KOHËS: Haskuka mbetet kryetar i Prizrenit

Projeksioni i KOHËS: Haskuka mbetet kryetar i Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Nëntor 2021, 19:04

Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë kryetar i Komunës së Prizrenit edhe për një mandat, sipas projeksionit të KOHËS për balotazhin e së dielës. Haskuka ka fituar shumë ngushtë përballë Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës.

Rezultati është brenda margjinës së gabimit, prej 3 pikë të përqindjes.

Në balotazh, Haskuka ka marrë 51 për qind të votave, kundrejt 49 për qind që i ka marrë Totaj.

Në ndarjen gjinore në këtë komunë, Haskuka ka fituar shumicën te gratë ndërsa Totaj te meshkujt.

Haskuka ka fituar në zonën urbane, ndërsa Totaj në atë rurale.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika