- Reklama -

Prizreni me afër 7 milion euro të pashpenzuara, reagojnë partitë opozitare

Sipas raportit të publikuar për realizimin e buxhetit të Komunës së Prizrenit për vitin 2023, afër 7 milion euro janë të pashpenzuara. Për këtë çështje kanë reaguar partitë opozitare në komunën e Prizrenit, sipas të cilëve ky rezultat tregon keqmenaxhim dhe mungesë të përgjegjësisë nga pushteti lokal. Dafina Alishani nga radhët e LVV-së, tha se kjo shifër ka qenë e pritur për ta për shkak të performancës së dobët të drejtorëve dhe për shkak se buxheti nuk është planifikuar sipas nevojave të qytetarëve.

- Reklama -

Ajo shprehu shqetësimin edhe për vlerën e lartë rreth 4 milion euro të shpenzuara për raste gjyqësore dhe përmbarime që sipas saj e rrit vlerën në 11 milion euro, e të cilat mund të shpenzoheshin për projekte të ndryshme në shërbim të qytetarëve.

Ekonomisti nga radhët e LDK-së në Prizren, Bashkim Rrezja, theksoi se të gjitha këto të holla të pashpenzuara nga buxheti i vitit të kaluar janë para të taksapaguesve, të cilat nuk kanë shkuar në destinacionin e duhur dhe si rezultat janë humbur shumë projekte. Ai shtoi se edhe investimet kapitale kanë çaluar vitin e kaluar si rezultat i mos planifikimit të duhur të këtij buxheti.

Ndërkaq, TV Prizreni ka kontaktuar zyrën për informim të komunës së Prizrenit, të cilët u shprehën se kryetari Shaqir Totaj dhe nënkryetari Kujtim Gashi aktualisht ndodhen jashtë vendit, andaj nuk mund të japin përgjigje për këtë çështje. Megjithatë, në mbledhjen e parë të kryetarit Shaqir Totaj me bordin e drejtorëve komunal për vitin 2024, ai pati theksuar se në vitin 2022 kemi hasur në pengesa për shkak të mosmiratimit të buxhetit nga pushteti lokal i mëparshëm.

Ndërsa në vitin 2023, si rrjedhojë e miratimit në kohë të duhur të buxhetit, ai tha se ka funksionuar mjaft mirë, pasi janë shpenzuar 76.46% për investime kapitale dhe në total 89.94% e buxhetit të miratuar për vitin 2023 është shpenzuar. Ndryshe, edhe AAK ditë më parë, përmes një komunikate për media, pati reaguar lidhur me suficitin duke thënë se mos shpenzimi i buxhetit është keqmenaxhim dhe mospërmbushje e nevojave të qytetarëve të komunës së Prizrenit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort