Home PRIZRENI ME RAJON Prizreni mbetet në zonën e verdhë

Prizreni mbetet në zonën e verdhë

0
Prizreni mbetet në zonën e verdhë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në numrin javor të rasteve me SARS-COV 2 në 100.000 banorë.

Në Zonën e Kuqe janë 4 komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliq, Zveçani.

Në zonën e verdhë janë 9 komuna: Lipjani, Gjilani, Vushtrria, Prizreni, Peja, Gjakova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi.

Në Zonën e Gjelbër janë 25 komuna: Vitia, Rahoveci, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Suhareka, Dragashi, Drenasi, Istogu, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shterpca, Graçanica dhe Shtimja.

Ndryshimet:

• Obiliqi nga e verdha kalon në të kuqen.

• Suhareka nga e kuqja në të gjelbërtën.

• Ferizaj nga e verdha kalon në të gjelbërtën.

• Mitrovica e Jugut nga e verdha kalon në të gjelbërtën.

• Gjilani nga e gjelbërta kalon në të verdhën.

• Leposaviqi nga e gjelbërta kalon në të verdhën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here