Qyteti i Prizrenit do të bëhet me shtatoren e ish-komandantit legjendar Adem Jashari.
Vendimin për ndërtimin e një shtatoreje të tillë, e nxori asambleja komunale. Ndërsa, sipas drejtorit të administratës, Osman Hajdari, komuna tani ka filluar procedurat.
“Nga java kaluar është në procedura tenderuese dhe presim që brenda këtij viti, sipas planit ta kemi kontratën e nënshkruar dhe në pjesën e parë të vitit të ardhshëm ta kemi shtatoren e Adem Jasharit”, ka thënë Hajdari.





