Në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren është zhvilluar aktiviteti i Federatës së Basketbollit të Kosovës, në kuadër të projektit “Her World, Her Rules”, i cili synon rritjen e pjesëmarrjes së vajzave në basketboll dhe zhvillimin e sportit të femrave.
Prizreni shënon Ditën Kundër Dhunës ndaj Grave përmes aktivitetit sportiv “Her World, Her Rules”

Aktiviteti u organizua në shënim të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, duke përcjellë mesazhe për barazi, siguri dhe përfshirje. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, dhe drejtoresha e DKRS-së, Ajlin Shishko-Hajdari.
Komuna e Prizrenit ka ritheksuar mbështetjen për iniciativa të tilla që promovojnë sportin, barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Presidentja dhe deputetet diskutojnë për fuqizimin e rolit të grave në shoqëri

Kurti në Bruksel: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat në BE

Totaj merr pjesë në forumin për promovimin e të mësuarit gjatë gjithë jetës në Prizren

