Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim Grupin e Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, me të cilat ka diskutuar për fuqizimin e rolit të gruas dhe rritjen e përfaqësimit të saj në institucionet publike.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se, gjatë takimit është theksuar rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetjes së nismave që synojnë avancimin e pozitës së grave, si dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në proceset vendimmarrëse.
Shiroka-Pula ka vlerësuar angazhimin e Grupit të Grave Deputete, duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe për të mbështetur iniciativa që promovojnë rolin, kontributin dhe arritjet e grave në të gjitha fushat e shoqërisë.
Ajo ka ritheksuar përkushtimin për avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave, duke nënvizuar se bashkëpunimi dhe angazhimi i përbashkët janë thelbësorë për krijimin e një shoqërie me mundësi të barabarta për të gjithë.





