Një kompani dhe drejtuesi i një kamioni janë gjobitur me gjithsej 1,100 euro, pasi automjeti kishte ndotur rrugën e asfaltuar me baltë në fshatin Landovicë të Prizrenit.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është evidentuar më 25 nëntor, gjatë patrullimit të rregullt nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor Prizren-Veri. Ata kanë vërejtur ndotjen e rrugës në afërsi të një vendpunishteje.
Pas verifikimeve në vendin e ngjarjes, është konstatuar se drejtuesi i kamionit nuk i kishte pastruar rrotat e automjetit para se të dilte nga terreni me baltë në rrugën e asfaltuar, duke ndotur kështu rrugën dhe rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion.
Për këtë shkelje, kompanisë pronare të kamionit i është shqiptuar gjobë prej 1,000 eurosh, ndërsa drejtuesit të automjetit 100 euro.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.