Përmes një postimi në facebook ministri Zemaj ka bërë të ditur se tashmë në gjashtë (6) qendrat rajonale të Shëndetësisë publike: Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë kemi dërguar aparaturat e reja (PCR) për kryerje të testimeve molekulare. Gjithashtu, edhe aparaturat për testime serologjike për antitruptha (IgG dhe IgM) në të gjitha këto qendra, duke rritur fuqinë testuese me qëllime të diagnostikimit të COVID-19, por edhe të hulumtimit rreth statusit imunologjik të popullatës kundrejt infeksionit COVID-19.
Këto aparatura, të blera përmes Projektit të Shëndetësisë Kosovare nga huamarrja nga Banka Botërore, të shoqëruar me kite, teste serologjike, material shpenzues dhe pajisje të tjera, do t’u japin profesionistëve shëndetësor në tërë vendin mundësi për të kryer më shumë testime, ndërsa popullatës mundësi për më shumë shërbime me qëllim të parandalimit dhe trajtimit të infeksionit.
Ndërkohë që kapacitete testuese po rriten ndjeshëm, në situatën në të cilën ndodhemi është e drejtë që qytetarët të kenë informacione të drejta, të besueshme dhe të bashkëpunojmë me njëri- tjetrin dhe të mos të krijohet panik e huti në opinion me informata të pa vërteta sikur për rastin e furnizimit me oksigjen.





