- Reklama -

Prizreni dhe 5 komuna tjera pajisen me aparatin RT-PCR

Përmes një postimi në facebook ministri Zemaj ka bërë të ditur se tashmë në gjashtë (6) qendrat rajonale të Shëndetësisë publike: Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë kemi dërguar aparaturat e reja (PCR) për kryerje të testimeve molekulare. Gjithashtu, edhe aparaturat për testime serologjike për antitruptha (IgG dhe IgM) në të gjitha këto qendra, duke rritur fuqinë testuese me qëllime të diagnostikimit të COVID-19, por edhe të hulumtimit rreth statusit imunologjik të popullatës kundrejt infeksionit COVID-19.

Këto aparatura, të blera përmes Projektit të Shëndetësisë Kosovare nga huamarrja nga Banka Botërore, të shoqëruar me kite, teste serologjike, material shpenzues dhe pajisje të tjera, do t’u japin profesionistëve shëndetësor në tërë vendin mundësi për të kryer më shumë testime, ndërsa popullatës mundësi për më shumë shërbime me qëllim të parandalimit dhe trajtimit të infeksionit.

- Reklama -

Ndërkohë që kapacitete testuese po rriten ndjeshëm, në situatën në të cilën ndodhemi është e drejtë që qytetarët të kenë informacione të drejta, të besueshme dhe të bashkëpunojmë me njëri- tjetrin dhe të mos të krijohet panik e huti në opinion me informata të pa vërteta sikur për rastin e furnizimit me oksigjen.

Republika e Kosovës, në sistemin shëndetësor, siguron oksigjenin e mjaftueshëm për pacientët tanë, pa panik dhe pa ndërhyrje, sepse, është detyrim yni. Të gjitha institucionet tona shëndetësore, bëjnë furnizimin e rregullt me oksigjen, duke garantuar jetën e pacientëve tanë, konform ligjeve. Do të bëhet vendosja e tankeve të reja nga SHSKUK-ja ku do të shtohen kapacitet me oksigjen edhe për afërsisht 20 mijë litra.

Në këtë kohë të gripit sezonal, u bëj ftesë qytetarëve të cilët bien në kategoritë prioritare që të vaksinohen kundër gripit sezonal si mënyra më efektive për ta parandaluar atë.

Gjithashtu nga sot e sipas rangimit të komunmave në bazë të numrit të infektuarve gjatë javës në 100.000 banorë kemi, 21 komuna në zonën e kuqe, 10 komuna në zonën e verdhë dhe 7 komuna në zonën e gjelbër.

Kontrolli i situatës është në dorën tonë.

Prandaj, të vazhdojmë me zbatim sa më korrekt të masave të vendosura nga Qeveria jonë dhe t’i praktikojmë shprehitë e mbrojtës së drejtpërdrejt nga virusi duke bartur maskën, ruajtur distancën dhe mbajtur higjienën, thuhet në fund të këtij postimi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Nga Vermica në Slloveni: Rruga e suksesit e Bari Pulajt

Në mesin e shumë tregimeve frymëzuese të bashkatdhetarëve tanë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort