PRIZRENI ME RAJON

Prizreni-16 i rikthet fitores, fiton ndaj Yllit

Prizreni-16 i rikthet fitores, fiton ndaj Yllit
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Mars 2022, 21:09

Të dielën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Prizreni-16 ka mposhtur Golden Eagle Yllin me rezultat 91:82.

Prizrenasit arritën që në dy periudhat e fundit, fal angazhimit në mbrojtje dhe efikasitetit në sulm, ta fitojnë këtë ndeshje interesante.

Në dy çerekët e parë ishin basketbollistët e Yllit të cilët krijuan epërsi deri në 14 pikë, 55:41. Por vendasit nuk u dorëzuan dhe çerekun e tretë e fituan me rezultatin 26:9 për të hyrë në dhjetëminutëshin e fundit me tri pikë epërsi, 67:64.

Në çerekun e fundit ishin basketbollistët prizrenas që shpërthyen duke shënuar nga secila pozitë. Madje krijuan epërsi prej 15 pikëve, 83:68.
Deri në fund prizrenasit arritën ta ruanin epërsinë e krijuar për fitoren me rezultatin 91:82. Te Prizreni lojtari më i dalluar ishte Darrell Davis me 29 pikë dhe nëntë kërcime, i ndihmuar nga Robert McCoy që shtoi 18 pikë e gjashtë kërcime.

Te Ylli u veçua Henrik Shirko 11 pikë, 10 kërcime dhe nëntë asistime.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika