Policia në Prizren, ka pranuar një deklaratë nga një qytetar pasi kishte rënë pre e mashtrimeve përmes mesazheve elektronike, ka filluar hetimet për këtë rast, njofton zyra për informim publike e DRP-Prizren.
Sipas kësaj komunikate, viktima pasi kishte pranuar një mesazh se ka fituar një dhuratë dhe në kundërvlere të kësaj dhurata i njëjti kishte paguar rreth 20.000 (njëzet mijë euro), e ka parë së tashmë është mashtruar dhe ka kërkuar ndihmë e policisë. Viktima këto para i kishte paguar përmes transaksioneve bankare nga data 20 shkurt 2021 deri më tani, duke mos e ditur se është mashtruar.
Policia në Prizren në konsultim me prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimet për rastin e mashtrimit.Drejtoria e policisë në Prizren, apelon tek të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos pranojnë asnjë mesazh të dyshimtë përmes rrjeteve elektronike apo mesazheve telefonike,pasi të dyshimtit duke i mashtruar viktimat se kinse kanë fituar dhuratë, po arrijnë që të përfitojnë duke i mashtruar qytetarët. Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar, thuhet në fund të kësaj komunikate.