Gjoni Palokaj ka mundur me KO në raundin e parë afganistanasin, Amir Shah Bayat.
Palokaj, në luftën në kafaz në tetor 2022, ka marrë titullin “We Love MMA” në Hamburg. Ndërsa, të shtunën në orët e vona ai e mbrojti ate, duke fituar me KO ndaj afganistanezit, Bayat.
Në Hanover salla ishte e stërmbushur (5.000 tifozë), aq sa edhe është kapaciteti i saj, nuk përmbushi kërkesat për këtë meq.
Palokaj, që është nga Velezha e Prizrenit, asnjëherë nuk harron prejardhjen dhe fitoren, thotë se:’ua dedikoj bashkëkombasve të mi. Ata, gjatë gjithw karrierës, me prezencën e tyre dhe mbështetjen e pa rezervë, po më japin krahë.Andaj, fitoren ia dedikoj pikërishtë atyre”, ka thënë ai pas fitores dhe mbrojtjes së titullit.
‘Fitorja , pë rmua është dhe më e madhe ngas në vitin 2018, kisha humbur me pikë nga ky boksier’, tha Palokaj, i lumtur për suksesin.
Lidhur me të ardhmen, ai ka thënë se në qershor të këtij viti udhëton në Amerikë në garën “Top Ten Team” në Miami.Nuk do të ndalem deri në ligat më të forta si UCF, Bellatour e ligat më të mëdha në botë, shprehet ai, duke folur për ambiciet.
28 vjeçari nga Prizreni, ëshët student i inxhinerisë elektroteknike, duke përfundu bachelor-in, që i bie se krahas sportit synon ngritje profesionale dhe ne fushën e inxhinierisë.
Punon dhe me të rinj, për t’ua mësuar zejen që vet e praktikon në Fghtschool Hannover, që ëshët dnër shkollat më të mëdha në Gjermani, ku trajner e pronar është David Palokaj.

