PRIZRENI ME RAJON

Prizrenasi ankohet në polici: Gruaja po ushtron dhunë ndaj meje

Prizrenasi ankohet në polici: Gruaja po ushtron dhunë ndaj meje
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Maj 2021, 09:31

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për dhunë në familje, në Prizren.
Një person është ankuar në polici se në vazhdimësi bashkëshortja e tij është duke i shkaktuar dhunë fizike dhe psikike.“Prizren 26.05.2021-02:30.

Viktima mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare në vazhdimësi është duke i shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj tij”, thuhet në raportin e policisë.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika