PRIZRENI ME RAJON

Pritet që të angazhohet një përkthyes në gjuhën rome në komunën e Prizrenit

Pritet që të angazhohet një përkthyes në gjuhën rome në komunën e Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Dhjetor 2023, 13:03

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Organizatën Ndërkombëtare për Migracion “IOM.

Sipas këtij memorandumi pritet që të angazhohet një përkthyes në gjuhën rome në komunën e Prizrenit.

Njoftimi i plotë:

Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Organizatën Ndërkombëtare për Migracion “IOM”, e cila organizatë po e shton mbështetjen për Komunën e Prizrenit në kuadër të projektit ‘Promovimi dhe Avancimi i të Drejtave Gjuhësore në Kosovë’, që financohet nga UNMIK-u.

Kjo mbështetje përfshin angazhimin e një përkthyesi/interpretuesi në gjuhën rome, që e përmirëson cilësinë e shërbimeve të ofruara nga Komuna.

Kujtojmë se, në tetor të vitit të kaluar, është zgjidhur një prej çështjeve më të rëndësishme të komunitetit rom në Komunën e Prizrenit, ku, Kuvendi ka votuar pro që Gjuha Rome të njihet si gjuhë në përdorim zyrtar në Komunën tonë.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika