PRIZRENI ME RAJON

Prince Tijueza po shkëlqen me Lirinë, 20 vjeçari merr ftesë nga kombëtarja e Namibisë

Prince Tijueza po shkëlqen me Lirinë, 20 vjeçari merr ftesë nga kombëtarja e Namibisë
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Mars 2023, 17:29

Prince Tijueza, me performansën e tij tek Liria, ka bërë për vete adhuruesit e klubit.

Ai, që nga ndeshja e parë e deri e fundit, ka qenë ndër ata që në çdo ndeshje ka lënë gjurmë.

I shpejtë, driblues i mirë, shënues, thjeshtë i pa ndalshëm.Deri më tani ka shënuar 6-të gola, ka bërë shumë asiste dhe ndaj tij jan shkaktuar poashtu disa penallti.20-të vjeçari është ftuar nga Namibia për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Afrikës, me Kamerunin në datat 23 e 28 mars, njofton faqja zyrtare e KF “ Liria”.

Për paraqitjet e tij në fanelën e Lirisë, kryetrajneri Xhengis Rexhepi shprehet:”perfomansa e treguar nga Prins Tjueza ka qenë shumë e lartë. Na ka ndihmuar në lojën ekipore dhe individuale.

Ftuarja e tij në Reprezentacion tregon shumë qartë çfarë futbollisti kemi në skuadër”.

Ndërkaq, vetë futbollisti lidhur me ambiciet thotë:” tashmë synimi vetëm është që me klubin Liria, të kthehemi në Superligë.

Këtu ka një organizim të mirë. Po kaloj shumë bukur me shokët e skuadrës.Poashtu, publiku e don futbollin.Shpresoj që bashkarishtë të arrijmë objektivin, kthimin në Superligë”, ka thënë Tijueza për faqen zyrtare të klubit prizrenas.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika