PRIZRENI ME RAJON

Prezantohen rrejshëm si polic, shtetasit të Turqisë i grabisin para dhe telefonin në Malishevë

Prezantohen rrejshëm si polic, shtetasit të Turqisë i grabisin para dhe telefonin në Malishevë
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Prill 2022, 09:48

Të mërkurën në fshatin Terpezë të Malishevës, shtetasit të Turqisë i janë vjedhur një çantë në të cilën kishte një shumë të konsiderueshme parash dhe telefonin.

Sipas tij, derisa ai ishte duke udhëtuar me veturë, është ndaluar nga dy persona të panjohur të cilët janë prezantuar si polic, dhe gjatë kontrollit të veturës kanë kryer vjedhjen, raporton teve1.info

Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime.

“Viktima mashkull shtetas i Turqisë, ka raportuar se derisa ishte duke udhëtuar me veturë, është ndaluar nga dy të dyshuar të panjohur njeri prej tyre ishte prezantuar si polic dhe gjatë kontrollit të veturës, i kanë marrë një çantë në të cilën kishte një shumë të konsiderueshme parash, telefonin dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika