PRIZRENI ME RAJON

Presidentja Vjosa Osmani pret në takim klubin e Ballkanit, u dëshiron suksese në rrugëtimin evropian

Presidentja Vjosa Osmani pret në takim klubin e Ballkanit, u dëshiron suksese në rrugëtimin evropian
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Tetor 2022, 14:20

Ballkani do ta zhvillojë këtë javë ndeshjen e radhës në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, raporton FrontOnline. Skuadra nga Suhareka do të ndeshet me Sivassporin të enjten e 13 tetorit.Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 21:00, teksa sfida është e vlefshme për grupin G.

Një ditë para ndeshjes, klubi i Ballkanit në krye me presidentin Arsim Kabashi kanë zhvilluar një takim të rëndësishëm. Klubi suharekas është mirëpritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani në presidencë.

Osmani ka uruar Ballkanin për arritjet e klubit dhe i ka dëshiruar suksese për të ardhmen.
\Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika