PRIZRENI ME RAJON

Presidentja, Osmani, takon në Slloveni edhe biznesmenin, Adem Saramati nga Dobrushti i Prizrenit

Presidentja, Osmani, takon në Slloveni edhe biznesmenin, Adem Saramati nga Dobrushti i Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Korrik 2022, 17:46

Gjatë vizitës që po i bën Sllovenisë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme ka takuar ambasadorin e Kosovës në Slloveni, Valdet Sadikun si dhe biznesmenin e njohur, Adem Saramatin me prejardhje nga Dobrushti i Prizrenit, pronar i ndërmarrjes shumë të fuqishme ” Saramati gradnja”.

Ajo nga afër është njoftuar për funksionimin e kësaj ndërmarrje në sektorin e ndërtimit, e cila me sukses drejtohet nga pronari, Saramati.

Ndryshe, Adem Saramati, asnjëherë nuk e harron vendlindjen, ndërkaq vazhdimisht me donacione ka ndihmuar Spitalin e Prizrenit dhe institucione të tjera, pa anashkaluar edhe njerëzit në nevojë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika