PRIZRENI ME RAJON

Presidengja Osmani: Pashkët janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore

Presidengja Osmani: Pashkët janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Prill 2023, 09:52

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar një mesazh urimi për qytetarët e besimit të krishterë në Kosovë me rastin e Pashkëve.

“Festat sikur Pashkët, na rikujtojnë se fuqia e shpresës, besimit e dashurisë, gjithmonë triumfon mbi sfidat më të mëdha. Pashkët janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, mbështetjes, humanizmit e solidaritetit, të cilat populli ynë vazhdon t’i kultivojë në vazhdimësi. Për shumë mote, gëzuar Pashkët”, thuhet në mesazhin e presidentes Osmani.

Ajo ka uruar besimtarët katolik që Pashkët të jenë të mbushura me festë e gëzim dhe e shtëpitë e tyre me begati!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika