Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Korab Zeqir Gashin për grabitjen e armatosur në Suharekë.
Njoftimi i plotë:
PERSON NË KËRKIM
Policia e Kosovës është duke hetuar rastin e Grabitjes së Armatosur dhe Plagosjes së Zyrtarit Policor, ndodhur me datë 22.11.2023 në argjendarin në Suharekë.
Lidhur më këtë rast, një person i identifikuar ende është në arrati dhe ndaj të njëjtit është lëshuar urdhër arresti nga organet e drejtësisë.
Personi i cili po kërkohet është Korab Zeqir Gashi, i lindur me 01.03.1982 në Prishtinë, me numër personal 1014599319.
Për identifikimin dhe arrestimin e tij kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë atyre që kanë informata të rëndësishme.
Të gjitha informatat do të trajtohen në mënyrë konfidencale nga ana e Policisë.
Numrat kontaktues: 192 ose 080019999 ose permes
E-mail adresës elektronike: [email protected]