PRIZRENI ME RAJON

Policia në Suharekë realizon urdhëresat e lëshuara nga Gjykata

Policia në Suharekë realizon urdhëresat e lëshuara nga Gjykata
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Maj 2022, 13:05

Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Suharekë është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.

Në një komunikatë për media kanë njoftuar se gjatë datës  12.05.2022, rreth orës 09:00, në Suharekë është arrestuar dyshuari A.S., 28 vjeçar, m/sh/k, i cili ishte ne kërkim për veprën penale “Mashtrim” nga datat 12.01.2021,i njëjti është shoqëruar Prokurorin Themelore në Prizren dhe me urdhër të prokurorit kujdestar i njëjti ndalohet për 48 orë.

Po ashtu në të njejtën ditë 12.05.2022, rreth orës 10:15, në Suharekë është arrestuar dyshuari N.M., 48 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren/Dega në Suharekë kishte lëshuar Urdhëresë, i njëjti shoqërohet ne stacionin policor ne Suharekë.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej 3 muajve burgim, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika