PRIZRENI ME RAJON

Policia në Prizren zhvillon takime me argjendarë dhe afaristë prizrenas

Policia në Prizren zhvillon takime me argjendarë dhe afaristë prizrenas
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Dhjetor 2021, 15:48

Policia e Prizrenit përmes një postimi në facebook njofton se sot me datë 13 dhjetor 2021, zyrtarë për marrëdhënie me publikun në kuadër të drejtorisë rajonale të policisë në Prizren, kanë zhvilluar takime me argjendar dhe afarist biznesi në Sheshin “Shatërvan”, në rrugën “Remzi Ademi” dhe rrugën “Adem Jashari”.

Qëllimi i takimeve ka të bëjë me parandalimin e veprave penale e sidomos rastet e grabitjeve. Policia e Kosovës vazhdimisht po zhvillon patrullime në zona të qytetit e sidomos zonat me frekuentim të bizneseve, për të siguruar pronën dhe jetën e qytetareve. Gjatë vizitave dhe bisedave me pronar të argjendarive, të njëjtit falënderojnë policinë për veprimet e tyre dhe njëkohësisht ofrojnë bashkëpunim të plotë, njëherit duke marrë masa preventive siç janë kamerat e sigurisë në objektet e tyre dhe kontaktin më zyrtarë të sektorit patrullues.

Takime te tilla janë të planifikuara të jenë në vazhdimësi e sidomos me argjendarët e Prizrenit, me të cilët janë ndërtuar ura komunikimi të vazhdueshme, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika