PRIZRENI ME RAJON

Policia në Prizren sekuestron një kallash AK – 47 (FOTO)

Policia në Prizren sekuestron një kallash AK – 47 (FOTO)
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Mars 2022, 16:18

Policia në Prizren përmes një komunikate njofton se me datë 04.03.2022, Sektori i hetimeve te stacionit policor në Prizren, gjatë hetimit të rasteve të veprave penale: “Vjedhje” dhe “Mbajtje ne pronësi, kontrolle dhe posedim i paautorizuar i armës”, në zbatim të Urdhër Kontrollit në një shtëpi në fshatin Romajë të Prizrenit tek i dyshuari Z.Q, i moshës 28 vjeç m/sh/k, nuk është gjetur arma e kërkuar.

Hetuesit policor pas një pune operativo-hetimore, sot me 10.03.2022, është arritur që tek i dyshuari Y. Q, i moshës 62 vjeç m/sh/k, të gjendet dhe të sekuestrohet në cilësinë e provave materiale:

Një pushkë automatike AK 47, dhe

Një karikator i zbrazët.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit rasti hetohet në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.

Bashkangjitur do të gjeni fotot:

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika