PRIZRENI ME RAJON

Policia në Prizren njofton fëmijët rreth sigurisë në trafikun rrugor

Policia në Prizren njofton fëmijët rreth sigurisë në trafikun rrugor
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Shtator 2023, 17:31

Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, njësiti i komunikacionit rrugor me datën 08.09.2023 në vazhdën e implementimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ në bashkëpunim me ,,Galeria shoping mall’’ në Prizren ka organizuar një aktivitet me fëmijët e institucionit parashkollorë ,,Luna’’ në Prizren.

Qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë që fëmijët në mënyrë praktike të njoftohen me rregullat e trafikut rrugor, mënyrën e sjelljes në trafik, njohjen dhe respektimin e semaforit, kalimi i rrugës në mënyrë të sigurte, qëndrimi në automjet etj.

Materiali tek fëmijët ka qenë i animuar me video incizime me ç’rast interesimi i fëmijëve ka qenë mjaft i madhe.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika