Policia në Prizren gjatë realizimit të vendimit të Qeverise për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontroll, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, policia rajonale në Prizren se bashku me Inspektore kontrollojne ne mbremje dhe marrin masa për sallone të dasmave.
Gjatë inspektimit dhe kontrollimit në rrugën Tranziti i Ri, Tranziti i Vjeter dhe rruga Prizren-Suhareke, në tri salla të dasmave policia ka vërejtur se kanë organizuar dasma në kundërshtim me vendimin e Qeverisë përkatësisht neni 18 i vendimit ku thotë:” Nga data 20 gusht 2021 deri me datë 1 shtator 2021, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.





